Bundesliga

Super-Napoli synon brazilianin e Bundesligës

Sipas medisa braziliane “Globo Esporte”, Wendell Nascimento Borges, i njohur nga të gjithë thjesht si Wendell, mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusen në Bundesliga, është në objektivin e merkatos së klubit që kryeson klasifikimin aktual në Seria A, Napoli. Sipas raportimeve nga Brazili, klubi napoletan i ka vënë syrin futbollistit të Bundesligës, për ta blerë në merkaton e janarit. Duhet zëvendësuar Ghoulam dhe profili i sallaksit 24-vjeçar duke tai perfekt për të garantuar atë shtytje për në fazën offensive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Sarri.

Rezultate imazhesh për wendell barcelona

Wendell ndodhet në Gjermani që nga viti 2014, kur Leverkusen e bleu për shumën 6,5 milionë euro nga Gremio. Këtë sezon Wendell ka luajtur 13 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës, duke shënuar dy gola, si dhe duke shërbyer tre asiste për shokët e tij. Sipas “Transfermarkt” futbollisti Brazilian vlerësohet në shumën 12 milionë euro nga klubi gjerman i Bayer Leverkusen. Në ndjekje të Wendell, veç Napolit është edhe Barcelona dhe Real Madrid.

Më shumë nga Bundesliga