Futboll

Super-Projekti që do të bashkojë Europën Lindore, Tirana pjesë e Mega League

Nëse krijimi i një Superlige mes skuadrave më të forta europiane është ende në fazë diskutime, në pjesën lindore të kontinentit të vjetër, ka nga ata që tani kanë nisur angazhimin për të bashkuar popujt ballkanik me ata kaukazian për të formuar një kampionat në nivel të turneve kryesorë. Bëhet fjalë për projektin ambicioz të bullgarit Rumen Vatkov, ish-përgjegjësi i marketingut të CSKA Sofia dhe themeluesi i asaj që në ditët e ardhshme do të njihet si Mega League.

Partizan Belgrado v Stella Rossa

“Besoj se bashkimi i skuadrave më të mira të Europës Jug-Lindore është mwnyra e vetme për t’i rikthyer konkuruese njëlloj sikurse klubet elitare të Europës. Mega League mund të jetë një prej kompeticioneve më interesante të Europës, në nivel të barabartë me Seria A të Italisë, ose Bundesliga të Gjermanisë, dhe kam ndër mend të përdor të gjitha burimet e mia në dispozicion për të realizuar këtë projekt”, sqaron themeluesi i Mega League, idenë dhe projektin e tij ambicioz. Një projekt me sloganin: “Ne bashkë mund të ndryshojmë futbollin”, e unifikuar me proverbin “Bashkimi bën fuqinë”. Objektivi është starti në sezonin 2019-20, me shpresën që UEFA dhe FIFA të aprovojnë iniciativën.

 

 

Një Ligë me dy divizione, me 42 skuadra me prejardhje nga 17 shtete. Vatkov ka analizuar edhe çështjen e mundshme ekonomike. Ngritja e konkurencës mund të sjellë të ardhura më të larta në nivel të drejtash televizive, që do të thotë më shumë përfitime për klubet. Drejtuesi bullgar ka formuar tashmë kampionatet potenciale, duke seleksionuar skuadrat, sidomos bazuar në popullaritetin e tyre dhe rivalitetet e mundshme. Kategoria maksimale, Mega League 1 supozohet të përbëhet nga 20 klube, konkretisht:

  • Steaua Bucarest (ROM)
  • Dinamo Bucarest (ROM)
  • Craiova (ROM)
  • Olympiacos (GRE)
  • Panathinaikos (GRE)
  • Maccabi Tel Aviv (ISR)
  • Maccabi Haifa (ISR)
  • Stella Rossa (SRB)
  • Partizan Belgrado (SRB)
  • Levski Sofia (BUL)
  • CSKA Sofia (BUL)
  • Dinamo Zagabria (CRO)
  • Hajduk Spalato (CRO)
  • Sarajevo (BOS)
  • Zeljeznicar (BOS)
  • Olimpija (SVN)
  • Maribor (SVN)
  • Apoel Nicosia (CIP)
  • Omonia (CIP)
  • Vardar (MAC)

Në përfundim të çdo sezoni, tre ekipet e klasifikuara në fund të renditjes do të zbresin në Mega League 2, ku do të aderojnë 22 skuadrat:

  • Rapid Bucarest (ROM)
  • Petrolul (ROM)
  • Universitatea Cluj (ROM)
  • CFR Cluj (ROM)
  • Paok (GRE)
  • AEK Atene (GRE)
  • Hapoel Tel Aviv (ISR)
  • Beitar Jerusalem (ISR)
  • Vojvodina (SER)
  • Radnicki (SER)
  • Botev Plovdiv (BUL)
  • ? (BUL)
  • Rijeka (CRO)
  • Neftci (AZE)
  • ? (AZE)
  • Tirana (ALB)
  • ? (ALB)
  • Dinamo Tbilisi (GEO)
  • Ararat Yerevan (ARM)
  • Zimbru Chisinau (MOL)
  • Prishtina (KOS)
  • Buducnost Podgorica (MON)

Nga divizioni i dytë do të zbresin pesë skuadrat e fundit, të cilat do të zëvendësohen nga po aq ekipe me prejardhje nga divizioni i tretë. Në këtë fazë, diskutimi bëhet më i detajuar. 40 klubet më të mira të kampionateve të ndryshme, që do tw bëheshin pjesëmarrës të divizionit C, do të zhvillonin një mini-turne për të siguruar pesë vendet në dispozicion. Idaja e numrit të skuadrave dhe të fazës play-off në fund të sezonit e ka prejardhjen nga sistemi i futbollit italian, i urryer nga shumë, por i vlerësuar nga ideuesi i Mega League.

Më shumë nga Futboll