Futboll

SuperFemra e Milan, zbuluesja e talenteve e diplomuar në Coverciano me pikë absolute

Në Coverciano, nga kursi i trajnerëve “UEFA A”, që të lejon të drejtosh ekipe në nivele profesionale të ekipeve zinxhir, deri te të rinjtë, përfshirë edhe asistent i trajnerëve në ligat kryesore, iku me diplomën në dorë dhe me rezultate maksimale 110 pikë. Shumë më mirë dhe suksesshëm se personazhe të famshëm e të bujshëm në futboll, që ishin në të njëjtin grup, sikurse Vincenzo Iacquinta dhe Riçardo Scirea, djali i figlio di Gaetano. Iku me 10 me yll, sepse ajo është Elisabetta Spina: 33 vjeçe, nga Toscana, bionde me buzëqeshje të ndritshme, shenja këto të veçanta të trashëguara nga e ëma, suedeze, që në Itali u stabilizua për dashurinë e saj, babain e Betty.

Por sigurisht që në botën e futbollit nuk është absolutisht jo për shkak të sharmit të saj. Elisabetta është impostuar si trajnerja e parë e vlerësuar me maksimumin e pikëve. Si futbolliste në karrierë, në rolin e mesfushores me një vizion loje mjaft cilësor ajo luajti me fanellat e Aglianese, Rapid Lugano, Fiorentina dhe Reggiana, me të cilën mbyulli karrierën në moshën 28 vjeçare, pasi fitoi një Kupë të Italisë. “Nuk u ndala për shkak të një dëmtimi, por sepse si futbolliste i kisha hequr vetes kënaqësi, por mbi të gjitha sepse mu ofrua mundësia për të trajnuar fëmijët. Dhe unë mezi prisja momentin për ta nisur karrierën si trajnere”, tregon Elisabetta. Pra, Betty shikonte në avanguard që në atë kohë. Sekreti për një karrierë të suksesshme, që sot e ka bërë atë zbuluese të talenteve në Toscana për Milan-in, duke u shndërruar në promotoren e misionit më të rëndësishëm aktualisht në klubin kuqezi.

Një tashmë e ka gjetur, e ka rritur dhe lançuar. Ai quhet Alessio Bianchi, ditëlindja 2000, që në ekipin e të rinjve në Milanello po ecën tashmë në hapat e Locatelli, Donnarumma, Calabria, e De Sciglio. Si ja doli? Si përgjegjëse e akademisë së Capezzano, fraksion i Camaiore, e vetmja qendër të rinjsh në Toscana e lidhur me Milan, që vendos në dispozicion material teknik, programe stërvitore, takime me trajnerët, udhëtime në San Siro dhe Milanello. “Sapo mbushi 14 vjeç, që është edhe limiti për tu larguar nga rajoni i përkatësisë, Alessio u bashkua me klubin kuqezi. Është një qendërmbrojtës me tipare mbrojtëse dhe me shumë prespektivë, për më tepër tifoz i flaktë i Milan, për të cilin po jep gjithçka. Ai po jeton një ëndërr”, tregon Elisabetta ndër të tjera, teksa deklaron: “Unë në krye të një ekipi të madh meshkujsh? Preferoj të promovoj të rinjtë, por nevojitet tu hapen dyert femrave, për çështje të fushës së futbollit”.

Më shumë nga Futboll