• Supergol dhe festë me shqiponjë në Kazakistan, Llullaku dërgon sinjal të fortë ndaj Italisë

    Publikuar: 17 Mar 7:19

    Kur mbetet vetëm një javë nga përballja e përfaqësueses së Shqipërisë ndaj Italisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, nga sulmuesi i kombëtares kuqezi, Azdren Llullaku vjen një sinjal i fortë dhe shumë pozitiv. Futbollisti që la kampionatin rumun, për tu transferuar te skuadra e Astana në Kazakistan, ka realizuar sot golin e tij të parë në aventurën më të re në karrierë. Llullaku, i cili u largua nga kampionati rumun si bomber i ish-ekipit të tij, Gaz Metan dhe të gjithë superligës rumune, sot shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 që ekipi i Astana regjistroi ndaj Akzhayik. Kjo ishte fitorja e parë për Astana në këtë sezon që sot luajti ndeshjen e tretë.

    Rezultate imazhesh për llullaku astana

    Llullaku dyfishoi shifrat për Astana, vetëm dy minuta pasi ekipi i tij kishte marrë epërsinë, që në minutën e 13’, pasi fitoi garën e shpejtësisë me mbrojtjen dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, pasi e kaloi atë mbi portierin kundërshtar. Llullaku i bashkohet kështu edhe dy sulmuesve të tjerë të kombëtares kuqezi të cilët në prag të ndeshjes me përfaqësuesen ndaj Italisë, kishin gjetur më parë rrugën e golit, si Sadiku, që tashmë te Lugano është i abonuar me golin, me pesë të shënuar në 6 ndeshje, por gjithashtu edhe Cikalleshi që shënoi golin e parë në katër ndeshje të luajtura me ekipin e tij të ri në aventurën turke, sërish në Superligë, Akhisar Belediyespor.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera