Kampionati Shqiptar

Superiorja afrohet të premten, çerekfinalet e Kupës në mesjavë

FSHF-ja e ka afruar me një ditë zhvillimin e javës së 17-të të Superiores, nisur nga fakti se të shtunën e 27 janarit, forcat e policisë do të jenë të angazhuara me protestën e opozitës shqiptare. Pra, të premten do të luhen të gjitha ndeshjet e këtij “stacioni” të garës, që janë të parat zyrtare për vitin 2018. Federata ka njoftuar, po ashtu, edhe grafikun e ndeshjeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të luhen më 31 janar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar