Futboll

Superkupa e Spanjës / “Predha” e Dembele i jep trofeun e parë sezonal Barcelona-s

Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës teksa ka mposhtur Sevilla-n me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje dramatike në Stade Ibn Batouta të Tangerit të Marokut, teksa ishte ekipi i Sevilla-s, kampion i Copa del Rey, që kalon i pari në avatazh me Sarabia.

Por Gerard Pique barazon rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë. Pas pushimit, ndeshja bëhet më e luftuar pasi një gol do të ishte venditar për kupën. Barça kontrollon lojën ndërsa Sevilla përgjigjet me kundërsulme që bëhen tepër të lodhshëm në pjesën e fundit të takimit. Pas shumë mundësive për të shënuar, ishte supergoli i Dembele ai që kalon Barcelona-n në avantazh në fund të takimit.

Të gjithë menduan se finalja ishte vendosur, por një penallti e shkaktuar nga ter Stegen bëri që emocionet e minutave të fundit të jenë të mëdha. Por ishte vetë portieri ai që rregulloi gabimin e tij duke pitur penalltinë e Ben Yedder. Barceona fiton trofeun e parë të sezonit, megjithës me një Messi në hije.

Më shumë nga Futboll