Ligue 1

Superliga i jep fund Champions-it, doping, mashtrime…, tronditet futbolli europian

Futbolli ende lëkundet. Së fundi, është shënuar një “gol” i ri kundër pavarësisë dhe kredibilitetit të këtij sporti. Skandali i fundit i zbuluar nga “Football Leaks” në gazetën gjermane “Der Spiegel” ka tronditur botën e futbollit, e cila mund të jetë afër një rendi të ri.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Kurthet” e lejuara nga Platini dhe Infantino për PSG dhe Manchester City, për të anashkaluar “fair play financiar” mund të kenë pasoja shkatërruese. Sa për të filluar, dy klubet mund të përjashtoheshin nga Ligue 1 dhe Premier League, por edhe nga Liga e Kampionëve, çka është gjithashtu në rrezik.

Sipas grupit kërkimor, 16 ekipet e mëdha europiane tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një Superligë Europiane, që do të bëhej kompeticioni kryesor i kontinentit dhe do t’i jepte fund Champions-it, siç e njohim sot.

Superliga Europiane do t’i jepte fund Champions-it
Edhe Michel Platini, president i UEFA-s në vitin 2012, dhe Gianni Infantino, sekretar i përgjithshëm i qeverisë evropiane të futbollit në atë kohë, gjithashtu, janë në monitorim. Presidenti aktual i FIFA-s është në dyshim.

Dy ekipet “emirate” u financuan ilegalisht, nën mbulesën e trupës më të lartë drejtuese të futbollit europian, e cila ndihmoi në anashkalimin e “fair play financiar”, që përbëhet nga rregullat e kontrollit mbi menaxhimin financiar të klubeve europiane në praktikë, nga viti 2014. Për të qenë në gjendje të mashtrojnë, kontratat e sponsorizimit dhe ekonomia e tyre ishin të fryra.

Kështu, PSG do të kishte marrë shumën e jashtëzakonshme prej 1.800 milionë euro, çka rezulton mashtrim, nga qeveria e Katarit. Në vitin 2013, një kontratë promovimi me Katarin prodhoi të ardhura prej 215 milionë euro dhe Infantino e bëri njërin sy qorr. Kjo shumë i zvogëloi humbjet në vetëm 115 milionë euro, duke e kaluar “fair play financiar”, që në kushte të tjera do ta pengonte pjesëmarrjen e PSG në Ligën e Kampionëve.

Manchester City, nga ana tjetër, kishte 451 milionë euro humbje, shumë kjo, sa 84% e kompanive në Abu Dhabi. E gjithë kjo fryrje në treg është arsyeja pse pjesa tjetër e klubeve flasin për kushte të pabarabarta, kur është fjala për të konkurruar dhe të qenit në gjendje të nënshkruajnë me lojtarët.

Pyetjet dhe përgjigjet e skandalit
Çfarë do të ndodhë tani? Infantino do të duhet të shpjegojë gjithçka, ndërsa prania e PSG dhe Manchester City në Champions do të ishte me të vërtetë në rrezik. Dështimi për të përmbushur “fair play financiar” ka pasoja aq të tmerrshme, sa të mos marrin pjesë në kompeticionin maksimal kontinental. UEFA tashmë ka përjashtuar Rubin Kazan, Malaga dhe Milan për të njëjtat arsye, edhe pse ekipi italian triumfoi në CAS.

Situata mund të kompromentojë vazhdimësinë e yjeve të dy ekipeve, veçanërisht atë të Neymar dhe Mbappé te PSG. UEFA nuk mund të detyrojë një klub që të shesë një lojtar apo një tjetër, por PSG do ta kishte të vështirë t’i balanconte shifrat, pa mashtruar me kontratat e të dyve.

Por nuk ka mbetur me kaq tronditja e futbollit europian. “Football Leaks”, gjithashtu, zbuloi një bombë tjetër: marrëveshja që kanë mes tyre 16 ekipe për Superligën Europiane, po vjen. Kjo do të thotë se topi do të vijojë të rrokulliset, por në vitin 2021 do të përfundojë organizimi me Champions, pasi të gjitha klubet, më të mëdhatë e kontinentit, do të largoheshin nga UEFA. Me një kompeticion të ri do të bëhej e detyrueshme që PSG dhe Manchester City të konkurrojnë në kushte të barabarta, një herë e mirë.

Grupi hulumtues, gjithashtu, kërcënon më shumë me shpalljen e dopingut të një ylli të futbollit botëror. Tani për tani nuk e ka zbuluar emrin. As modelin e evazionit fiskal, që bëhet nga ekipet më të rëndësishme në Premier League. Për disa ditë, topi do të vazhdojë të dridhet. Ky ka qenë vetëm kapitulli i parë i “filmit horror” aktual të futbollit.

Më shumë nga Ligue 1