Futboll

Superliga, luhet për Europën dhe “mbijetesën”!

Të mërkurën dhe të enjten do të luhen ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Me Skënderbeun e arratisur në krye pas katër fitoreve radhazi, duke se gara ka mbetur e hapur vetëm për vendet e Kupave të Europës dhe për mbijetesë…

Image result for kukesi skenderbeu

Kukësi, kampioni i Shqipërisë në fuqi, do të presë Skënderbeun në “Ymer Zeqiri”. Në sezonin e kaluar kjo ishte ndeshja që vendosi titullin për kuksianet mes polemikave të shumta, por këtë herë situata është krejtësisht ndryshe. Korçarët e drejtuar nga Ilir Daja e nisi këtë përballje me plot 14 pikë më shumë se ekipi i Pacult, që renditet në vendin e tretë. Skënderbeu i ka fituar të dyja ndeshjet e luajtura kundër Kukësit në këtë sezon dhe të dyja me rezultatin 2-1. Kurioz është fakti se prej nëntë takimesh “ujqërit e dëborës” nuk e njohin shenjën “X”.

Image result for vllaznia 2018

Ndërkohë, Teuta dhe Vllaznia, dy ekipe që po luftojnë për të qëndruar në Superligë, do të luajnë në dy transferta të vështirë, përkatësisht ndaj Kamzës dhe Laçit, dy ekipeve që pasi kanë marrë numrin e mjaftueshëm të pikëve për të qëndruar në kategorinë elitare, kanë nisur të ëndërrojnë për pjesëmarrjen në Europë. Kamza ka 32, katër më pak se Flamurtari i vendit të dytë, ndërsa Teuta ka 18 pikë, katër më pak se Vllaznia që mban vendin e fundit të disponueshëm për të shmangur rënien nga kategoria.

Image result for partizani 2018

Partizani, që nuk fiton prej tre ndeshjesh do të presë Lushnjen e vendit të fundit. “Të kuqtë” e Starova, pas humbjeve ndaj Kukësit dhe Skënderbeut duhet të fitojnë me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat për të marrë pjesë në Kupat e Europës, të cilat po zbehen javë pas jave. Java e 22-të e Superliga Shqiptare do të mbyllet të enjten me ndeshjen që do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll