• Surpriza, Andy Murray eliminohet nga turneu i Montekarlo

    Publikuar: 20 Apr 2:27

    Surpriza në raundin e tretë të turneut Masters të Montekarlos, ku është eliminuar sot pasdite numri 1 në botë, britaniku Andy Murray. Tenisti u mund 2-1 (2-6, 6-2, 7-5) nga spanjolli Albert Ramos, një ndeshje që nisi mjaft mirë për Murray, por që më pas nënvlerësoi kundërshtarin dhe nuk arriti të fitojë. Duket se Murray ende nuk është në formën e tij më të mirë, duke i thënë “lamtumirë” një turneu të mallkuar për të, pasi asnjëherë nuk ka mundur të triumfojë në Montekarlo, turne që zhvillohet në fushat me dhè.

    Murray e nisi mirë takimin, duke fituar 6-2 setin e parë, por më tej ai nuk ka më atë freski fizike. Ramos fitoi 6-2 setin e dytë dhe më pas 7-5 setin e tretë, duke shkuar në çerekfinale. Tenisti britanik nuk ka fituar ende asnjë turne këtë vit dhe rrezikon seriozisht kreun e renditjes botërore.

    Murray dhe Ramos pas duelit

    Lexo postimet e tjera