Seria A

Surpriza, Buffon tërhiqet nga Juvja, por jo nga futbolli…

Do të jetë nata më e gjatë, një natë mendimesh dhe kujtimesh dhe ndoshta bilancesh, por pa gjumë! Gigi Buffon ka shumë pak orë në dispozicion për të vendosur të ardhmen, të cilën gjatë një konference për shtyp, të planifikuar nesër pasdite, do ta bëj të ditur publikisht.

Gazetari italian Bruno Longhi lëshon bombën: Buffon do të largohet nga Juventus, por jo nga futbolli…

Numri 1 i bardhezinjëve ka pranuar faktin se Szeczsny do të jetë titullari i Juves në sezonin e ardhshëm dhe Perin do të vijë nga Genoa, kësisoj ka vendosur të largohet nga kampionët e Italisë, por nuk do ta mbyllë karrierën e tij, ndryshe nga çfarë pritej.

SHBA? Arabi? Kinë? Absolutisht jo! Një klub që do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League i ka bërë një super-ofertë dhe Buffon po mendohet sepse i është dhënë mundësia të jetë titullar në nivelet më të larta, në futbollin e rëndësishëm.

Në këto kushte tre janë skuadrat që mund të hipnotizohen si etapa e fundit e karrierës së Buffon: Real Madrid, Paris SG dhe Livepool. Dilema është e madhe, por do të zgjidhet së shpejti…


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A