Connect with us

Bundesliga

Surpriza e Bayern-it në turin aziatik është legjenda Klose

Bayern ka marrë me vete një të ftuar të veçantë për turin veror në Azi. Ai është ish-sulmuesi Miroslav Klose (bavarez nga viti 2007 deri në vitin 2011).

Para nisjes së sezonit, kampionët e Gjermanisë do të zhvillojnë një fushatë të madhe marketingu në Kinë dhe Singapor, kështu që u duhet një ikonë e futbollit si “Ujku”, i cili gjithashtu është ndihmës në stafin teknik të kombëtares gjermane.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës do të shoqërojë bavarezët nga sot për 12 ditë me radhë. “Po pres me padurim të jem me Bayern-in në Azi. Atje ka plot vende interesante dhe gjëra të bukura për t’u përjetuar. Kësaj here do të kem një qasje krejt ndryshe për një udhëtim”, – shprehet 39-vjeçari.

Rekordmenët do të luajnë katër ndeshje miqësore në Azi. Të mërkurën, ata do të përballen me Arsenalin në Shangai, teksa me Milanin do të luajnë tri ditë më vonë në Shenzen. Më 25 korrik, tifozët e Singaporit do të shijojnë sfidën Bayern-Chelsea dhe dy ditë më vonë Bayern-Inter.

 

Më shumë nga Bundesliga