Tenis

Surpriza, ikona e tenisit botëror në shënjestrën e WWE-së

Një nga tenistet më të mëdha dhe më të suksesshme të historisë, 23 herë fituesja e grand slam, Serena Williams, ka përfunduar në shënjestrën e WWE-së (World Wrestling Entertainment). Stephanie McMahon, zv.presidentja ekzekutive e WWE-së ka konfirmuar interesimin e saj për tenisten 36-vjeçare amerikane, duke e konsideruar si të përshtatshme për këtë sport.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, McMahon, e pyetur se cilën ikonë të sportit femëror do të zgjidhte për ta sjellë në sportin e WWE-së, ka thënë pa asnjë hezitim: “Dua Serena Williams. Është fantastike”.

Serena Williams mbetet padyshim tenistja më e mirë e 20 viteve të fundit, një nga ikonat e sportit amerikan dhe prania e saj në sportin luftarak të WWE-së do të sillte një rritje të ndjeshme të numrit të fansave në këtë disiplinë. Ndaj dhe WWE-ja po mendon të zgjerohet me mjaft ikona të sportit botëror e pas Ronda Rousey radhën duket se e ka Serena Williams.

Më shumë nga Tenis