Futboll

Surpriza, Juventus i ofron PSG-së sulmuesin argjentinas

Një lajm i ardhur nga Franca ka trembur tifozët bardhezinj. Sipas të përditshmes “Paris United”, një gazetë afër skuadrës së PSG-së, skuadra e Juventusit i ka ofruar ekipit kampion të Francës sulmuesin Paulo Dybala. Jo vetëm kaq, por vëllai i sulmuesit ka disa kohë që ndodhet në Paris në kërkim të një sistemimi të ri. Skuadra e PSG-së është e kënaqur nga ky transferim, pasi është në kërkim të një sulmuesi që të zëvendësojë Edinson Cavani, por mbi të gjitha Dybala pëlqehet shumë nga trajneri i ri Tuchel.

Dybala ka një kontratë me Juventusin e cila skadon në vitin 2022 dhe vështirë se kjo lëvizje mund të ndodhë, ndërtkohë që PSG pret një përgjigje nga FIFA në lidhje me “fair play financiar”, pasi bëhet fjalë për një transferim që do t’i kushtojë shumë kampionëve të Francës. Por duket se edhe vetë sulmuesi është i kënaqur nga kjo lëvizje, pasi Dybala i ka kërkuar familjes që të largohen nga Torino këtë verë, për në Madrid, destinacioni Real ose në Paris.

Duket se Parisi është vendi ideal për Dybala, ku do të luante gjithnjë, do të fitonte më shumë dhe trajneri Tiuchel kërkon një futbollist me cilësi të mira teknike. Në ndihmë te skuadrës pariziene është edhe ish-drejtori sportiv i Palermës, Luca Cattani, që tashmë ndodhet në Paris, njeriu që solli për herë të parë Dybala në Europë, në vitin 2012 dhe që po bën ndërmjetësin në këtë transferim.

Më shumë nga Futboll