• Surpriza Mercedes, largohet një tjetër protagonist

    Publikuar: 10 Jan 2:43

    Pas pilotit Nico Rosberg, nga skuadra kampione Mercedes është larguar sot një tjetër komponent i rëndësishëm i triumfeve të viteve të fundit. Drejtori ekzekutiv, një nga njerëzit më të aftë dhe të besuar, Paddy Love, ka “divorcuar” me makinën kampione të botës për të kaluar tek Williams. Lajmin e ka konfirmuar “Autosport”, që shton se një nga drejtuesit më të mirë aktualisht në botën e Formula 1 ka vendosur të japë kontributin e tij te makina britanike, për ta rikthyer në nivelet e dikurshme, kur triumfonte me Damon Hill dhe Jacques Villlenauve.

    Paddy Love, drejtori ekzekutiv i Mercedes

    Duket se Love nuk ka gjetur marrëveshjen e duhur me Mercedes dhe ka vendosur të largohet, duke gjetur gjuhën e përbashkët me Williams. Love ka vendosur të mos rinovojë me Mercedes dhe pritet të japë kontributin e tij te skuadra britanike.


    Lexo postimet e tjera