Tenis

Surpriza në Wimbledon / Eliminohet numri 1 në botë, Simona Halep

Ndeshjet e raundit të tretë të grand slemit të Wimbledon kanë sjellë një tjetër surprizë te femrat. Pas eliminimit të Garbine Muguruza (numri 2 në botë) sot ka qenë radha e Simona Halep t’i japë “lamtumirë” turneut londines të fushave me bar. Numri 1 në botë u mund 2-1 me përmbysje nga Su-Wei Hsieh e Tajvanit (6-3, 4-6, 5-7), aktualisht numri 23 në botë. Një rezultat i papritur, pasi Halep ishte favoritja kryesore për ta fituar jo vetëm sfidën por edhe turneun.

Edhe pse tenistja rumune e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, ajo uli ritmin, duke nënvlerësuar rivalen dhe bëri shumë gabime. Tenistja nga Tajvani përfitoi nga situata dhe arriti një rezultat fantastik, duke avancujar në raundin e katërt. Bashkë me të avancon më tej edhe letonezja Jelena Ostapenko, që mundi 2-0 (6-0, 6-4) rusen Vitalia Diatchenko, ndërsa spanjollja Carla Suarez Navarro u mund 2-0 (6-1, 7-6) nga zvicerania Belinda Bencic (kualifikohet edhe sllovakja Dominika Cibulkova).

Më shumë nga Tenis