Tenis

Surpriza, Serena Williams luan tenis muajin e 6-të të shtatzanisë

As shtatzania nuk e ndal ikonën e tenisit Serena Williams, që ka postuar një video ku është duke luajtur tenis edhe pse është në muajin e 6-të të shtatzanisë. Ish-numri 1 në botë dhe fituese e 23 grand slemeve, ka postuar një video në “Instagram” ku duket duke luajtur tenis, ndërkohë që në fund të verës pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Video që tregon jo vetëm dashurinë për sportin e tenisit por edhe se praktikohet me sport, që këshillohet për femrat shtatzëna. Serena ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti edhe pse 35 vjeçe dhe se do të luajë sërish edhe pasi të lindë fëmijën.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis