Seria A

Surprizë; Juventusi do ta prezantojë Ronaldon prapa… dyerve të mbyllura

Gjithkush, në Itali, është duke pritur të hënën, për të parë për herë të parë Cristiano Ronaldon me fanellën bardhezi. Një ngjarje historike, për të cilën të gjitha mediat botërore kanë folur për ditë.

E hëna e prezantimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u imagjinua me stadiumin “Allianz” të mbushur me me tifozë dhe flamuj, ngjashëm me atë që portugezi kishte përjetuar në vitin 2009, në “Bernabeu”. Do të ishte hera e parë, që Juventusi prezantonte një lojtar në këtë mënyrë, por kjo nuk do të ndodhë as për yllin portugez.

Klubi juventin, në fakt, këtë pasdite, çuditërisht i tha medias se programi i të hënës së ardhshme do të jetë identik me atë që ishte përjetuar me të gjitha nënshkrimet e mëparshme: ekzaminimi mjekësor në “J-Medical” dhe konferencë për shtyp në qytetin e ri sportiv të Continassa. Vetëm gazetarët, atëherë, mund të marrin personalisht aktin e parë zyrtar të CR7 me ekipin e tij të ri.

Klubi po vlerësonte organizimin e një ngjarjeje masive, por preferoi, për arsye organizative, që të shmangte hapjen e dyerve të stadiumit për mijëra tifozë, që shpresonin të përqafonin idhullin e tyre të ri. Natyrisht, do të jetë e pamundur për të parandaluar pushtimin e aeroportit të Caselle, kur Ronaldo, të shtunën apo të dielën, do të shkelë tokën italiane.

Më shumë nga Seria A