Futboll

Surprizojnë bardheblutë, prezantojnë një talent

 

Drejtuesit e skuadrës së Tiranës kanë devijuar sot nga axhenda e publikuar më parë, kësaj here fatmirësisht në konteksin pozitiv. Veç prezantimit të paralajmëruar të brazilianit Gilberto Fortunato, bardheblutë kanë prezantuar edhe një tjetër futbollist, pikërisht Florian Kadriu, i cili mësohet të ketë gjetur akordin me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Nje talent nga Kercova akord me TiranenFlorian Kadriu eshte bashkuar sot me Tiranen ne stervitje. Mesfushori me tipare…

Posted by KF Tirana on Monday, August 10, 2015

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, zyrtarët bardheblu e konsiderojnë mesfushorin nga Maqedonia si një zbulim të trajnerit Shkëlqim Muça. Ky i fundit ka rënë në kontakt me shqiptarin nga Maqedonia gjatë përgatitores që Tirana zhvilloi në Mavrovë.

Tirana në një nga ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë përgatitores në Maqedoni.

Tirana në një nga ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë përgatitores në Maqedoni.

Kadriu mësohet të ketë fituar simpatinë e kreut të pankinës bardheblu pikërisht në miqësoren që Tirana realizoi përballë skuadrës së Vllazërimit. Mesfushorit i kanë mjaftuar vetëm pak minuta përballë 24 herë kampionëve të Shqipërisë për të shfaqur cilësitë dhe talentin e tij, madje duke u shndërruar në të vetmin futbollist të kësaj merkatoje që ka tunduar Muçën.

Trajneri Muça, zëvendësi i tij dhe Muka, duke ndjekur një nga takimet miqësore të zhvilluara në Maqedoni.

Trajneri Muça, zëvendësi i tij dhe Muka, duke ndjekur një nga takimet miqësore të zhvilluara në Maqedoni.

Ka qenë ky i fundit që ka kërkuar të marrë në provë 19-vjeçarin Kadriu, për ta vëzhguar mesfushorin nga afër për disa ditë. Në favor të futbollistit dhe shansit të tij për të qenë pjesë definitive e kontigjentit bardheblu është fakti se pozicioni i mbuluar nga maqedonasi, ai i mesfushorit të avancuar e me tipare sulmuese, është pikërisht ai për të cilin 24 herë kampionët kanë më shumë nevojë në këto moment.

[total-poll id=64900]

Më shumë nga Futboll