Gossip

Surprizon Federer, shkon në stërvitje duke përdorur metronë

Roger Federer bafason fansat e tij në Shangai, ku ndodhet për të luajtur në turneun Masters, që nisi sot. Numri 2 në botë luan direkt në raundin e dytë dhe sot ka vijuar stërvitjen. Për të shkuar në fushat stërvitore, tenisti zviceran ka vendosur të udhëtojë me metro dhe jo me makinën që organizatorët vënë në dispozicion të tenistëve.

Federer me fansat ne metrone e Shangait

Është diçka interesante dhe e këndshme të udhëtosh me metro në kohët e sotme. Nuk e prisja që kaq shumë fansa të më njihnin e përshëndesnin. Unë jam rritur në Zvicër duke përdorur transportin publik, ndaj u argëtova shumë sot kur udhëtova me metro”, tha Federer, që shoqërohej edhe nga stafi i tij dhe disa persona të sigurisë.

Më shumë nga Gossip