Atletikë

Surprizon Izmir Smajlaj, kampion i Shqipërisë në një disiplinë tjetër

Pasi është shpallur në karrierën e tij kampion i Shqipërisë në kërcim së gjati dhe 3-hapësh, disiplina ku ka vendosur edhe rekordin kombëtar, atleti shkodran Izmir Smajlaj ka befasuar të gjithë sot në garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës që po zhvillohen në Elbasan. Kampioni i Europës në së gjati, që përfaqëson Vllazninë në kampionat, sot ka garuar dhe ka fituar në disiplinën e 100 metrave.

Izmir Smajlaj ka qenë protagonist në këtë disiplinë, duke fituar si në bateritë eliminatore ashtu dhe në garën finale, duke u shpallur në fund kampion i Shqipërisë në 100 metra, me kohën 11”15. Duket se kjo garë ka qenë një stërvitje për Smajlaj, që nesër (30 maj) do të garojë në disiplinën e tij të preferuar, garën e kërcimit së gjati, ku synon një tjetër titull kampion, të dytin në këtë Kampionat Kombëtar.

Smajlaj poston medaljen e diplomen e titullit ne 100m

 

Më shumë nga Atletikë