Connect with us

Futboll

Surprizon Klopp, nxjerr skuadrën xhiro para ndeshjes

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka befasuar të gjithë paraditen e sotme, duke nxjerrë skuadrën xhiro në rrugët e qytetit, pak orë para ndeshjes që ekipi do të luajënë Kupën e Anglisë, ndaj Plymouth. Një ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të këtij turneu, me “Reed’s” që janë favoritë ndaj një ekipi që militon disa kategori më poshtë.

Lojtaret e Liverpool gjate xhiros sot paradite

Lojtaret e Liverpool gjate xhiros sot paradite dhe trajneri Klopp

Në prag të kësaj sfide të Kupës, trajneri Klopp ka vendosur të bëjë mjaft ndryshime në formacion, për të ruajtur lojtarët titullarë për ndeshjen e Premier League ndaj Manchester United. Por, për të argëtuar sadopak futbollistët dhe mbajtur lart moralin, pavarësisht motit të ftohtë, trajneri gjerman ka bërë një veprim disi surprizë.

Lojtaret e Liverpool gjate xhiros sot paradite

Klopp ka marrë skuadrën dhe ka shëtitur në rrugët e Liverpool. Një shëtitje argëtuese gjatë paradites, ku nuk kanë munguar batutat e fotot. E gjithë skuadra është vënë në resht pas trajnerit, që ka vendosur të bëjë një prag-ndeshje ndryshe nga herët e tjera. Pak kohë më parë, Klopp mori me vete skuadrën në “Kamp Nou” për të parë një ndeshje të Barcelonës, duke u sistemuar te zona e tifozëve.

Lojtaret e Liverpool gjate xhiros sot paradite

Më shumë nga Futboll