Gossip

Surprizon LeBron James, shkon në stërvitje me metro

Një mënyrë krejt e veçantë për LeBron James me shokë për të shkuar nga hoteli në stadiumin e famshëm të “Madison Square Garden” për t’u stërvitur në prag të ndeshjes mes Cleveland Cavaliers dhe New York Knicks. Ka qenë vetë lojtari i Cavaliers ai që ka publikuar një video, ku bashkë me shokët e skuadrës kane vendosur të marrin metronë për të shkuar nga hoteli për në stadium.

Kjo bëhet për të evituar trafikun e madh në zonën e Manhatan. Përmes celularit të tij, ylli i NBA-së ka filmuar disa momente nga udhëtimi me metro, ku ai dhe lojtarët e tjerë të Cavaliers kanë befasuar me praninë e tyre udhëtarët e rastit që ndodheshin në metro në ato momente.

Më shumë nga Gossip