RUSI 2018

Sven-Goran Eriksson: Më zhgënjeu Brazili, por sidomos Neymar

Pesë herë kampionët e botës nuk arritën ta fitonin ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës në Rusi, çka ndodh për herë të parë që nga viti 1978. Lojtari më i shtrenjtë i botës, Neymar, 26 vjeç, ishte veçanërisht jashtë ngjyrës, duke fituar më shumë vëmendje për dhjetë faullat që mori, si dhe zgjedhjen e tij të dyshimtë të prerjes dhe ngjyerjes së flokëve.

Duke folur për “Paddy Power”, ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson tha: “Unë e thashë edhe para nisjes së turneut se Brazili duhet ta fitojë këtë Kupë Botërore, sepse ka skuadrën më të mirë, lojtarët më të mirë. Por, duhet të them se, kur e pashë ndaj Zvicrës, nuk u impresionova.

Brazilianët luajtën mirë për disa minuta, por shumë nga lojtarët e tyre nuk ishin në ditë pozitive. Ata kanë një nga lojtarët më të mirë në përbërje, Neymarin, por ishte shumë i varfër. Qëndrimi i tij nuk ishte i mirë. Ai ishte shumë i lirë me topin, duke dribluar me të, duke e humbur atë.

Nëse Brazili dëshiron të fitojë Kupën e Botës, duhet të tregojë një qëndrim tjetër ndaj lojës, edhe Neymar, gjithashtu. Ai është një lojtar që duhet të fitojë Kupën e Botës për Brazilin, me Brazilin, por performanca kundër Zvicrës nuk ishte mjaft e mirë”.

Më shumë nga RUSI 2018