Kampionati Shqiptar

Sykaj firmos te Besëlidhja, “dhurata” e Krepit për ditëlindje

Dita e sotme ka qenë e veçantë për trajnerin e Besëlidhjes, Kreshnik Krepi. Ai ka festuar 33 vjetorin e lindjes dhe “dhuratën” më të bukur për këtë rast ia ka bërë pikërisht presidenti Gjokë Noka. Numri 1 i klubit lezhjan ka firmosur edhe me mbrojtësin Arsen Sykaj, duke i realizuar edhe kërkesën e fundit trajnerit të tij. Vetë Krepi është shprehur i lumtur për këtë gjë, teksa për “telesport.al”, ka thënë:

sykaj dhe gocaj

Sykaj dhe Gocaj duke dalë nga fusha pas ndeshjeje me Vllazninë në sezonin e fundit

“Mbrëmja e sotme ka qenë e veçantë për mua. Kisha ditëlindjen dhe presidenti më bëri një dhuratë të veçantë: më plotësoi kërkesën duke firmosur edhe me Arsen Sykajn. Në këtë mënyrë, më ka realizuar të gjitha kërkesat që unë kam pasur dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të marrim rezultatet e duhura. Besëlidhja e sivjetme është shumë e fortë dhe do jetë besoj pretendentja kryesore për t’u ngjitur në Superligë”.

krepi

Trajneri i Besëlidhjes, Kreshnik Krepi

Me marrjen edhe të Sykajt, tashmë kjo skuadër është forcuar ndjeshëm dhe në radhët e saj ka disa futbollistë superlige. Fakti që vetëm nga Vllaznia ka marrë Hajdarin, Sykajn, Bocin e Dibrën, e tregon më së miri këtë. Shto këtu edhe Kastratin nga Laçi apo dhe ndonjë tjetër dhe, kësisoj, është krijuar një grup shumë i fortë, me të cilin do të ketë vetëm një synim: ngjitjen në Superligë.

Burimi: Gjergj KOLA (Shkodër)

[total-poll id=64962]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar