Futboll

Takaj ndryshon mendje, do të japë 200 mijë euro për kualifikimin

Takaj ndryshon mendje, do të japë 200 mijë euro për kualifikimin

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka menduar të shpërblejë me 200 mijë euro skuadrën, nëse kalon në grupet e Europa League duke mposhtur Dinamon e Zagrebit.

Deri dje mendohej se shifra ishte 100 mijë euro, por numri 1 i klubit korçar ka ndryshuar mendje, meqë fitimet nga kualifikimi në kompeticionin e dytë më të madh në Evropë janë tepër të larta.

“Sport Ekspres” shkruan se Takaj do t’ia komunikojë skuadrës këtë vendim të mërkurën, një ditë para ndeshjes në Zagreb, kur skuadra të jetë duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore. Deri tani, bardhekuqtë gjithsej kanë fituar 100 mijë euro, të ndara në dy shpërblime nga 50 mijë euro për dy turet e fundit. Klubi gjithsej ka siguruar 920 mijë euro duke kaluar tre ture.

Misioni tani është përsëritja e historisë duke u kualifikuar në Europa League, aty ku gjithçka shumëfishohet dhe skuadra merr një pamje krejt tjetër. Mundësitë për të shfaqur veten janë të jashtëzakonshme për gjithkënd.

Më shumë nga Futboll