Futboll

Takaj: “Skënderbeu mbetet fitimtar, edhe i reformuar tërësisht…”

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, e ka gati të pamundur të përmbajë entuziazmin pas triumfit ndaj Kukësit, me rezultatin 1-0, rival të ekipit dhe veçanërisht ndaj homologut të tij, kreut të klubit verilindor, Safet Gjici. Sipas presidentit të korçarëve, Takaj, Skënderbeu ishte fitimtar jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë. Kreu i ekipit bardhekuq, preferoi të sjellë në vëmendje faktin që ekipi i tij është formatuar tërësisht dhe se përbëhet nga futbollsitë të rinj, me të cilët skuadra do të rritet çdo ditë dhe do të synojë rezultatet javë pas jave.

“Ndeshjet pa tifozë janë vetëvrasje, gjithsesi më pëlqen që Skënderbeu mbetet fitimtar dhe jo vetëm në rezultat, por edhe me lojë shumë të bukur. Skënderbeu ishte aty, në kërkim të fitores. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë. Skënderbeu është një ekip i ri, totalisht i formatuar. Më e rëndësishmja është që të bëjmë ndeshje të mira dhe të përmirësohemi çdo ditë. Rezultatet do të vijnë javë pas jave. Tani të festojmë fitoren ndaj Kukësit, më pas të mendojmë për betejën në KAS”, deklaroi optimist dhe entuziast presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.

Më shumë nga Futboll