RUSI 2018

Takim me drejtuesit e FIGC, Carlo Ancelotti drejt stolit të Italisë

Këtu jemi, për vetëm një muaj, ekipi kombëtar italian do të ketë trajnerin e ri dhe të gjitha rrugët të çojnë te Carlo Ancelotti. Pika e kthesës erdhi dje, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, me takimin midis “Carletto” dhe krerëve të FIGC, në Romë.

Për një orë e gjysmë, ish-trajneri i Bayern Munich së fundi ka folur me komisionerin federal, Fabbricini, dhe zëvendësin e tij, Costacurta, ku duket se janë hedhur themelet për të ardhmen e Ancelottit në stolin blu. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por me siguri është arritur në një pikë vendimtare, pasi një takim i parë u zhvillua muajin e kaluar në Londër.

Pas të gjithave, Ancelotti është zgjedhja e parë e Billy Costacurta. “Carletto” mund të mposhtë Mancini, Ranieri dhe Conte, që janë, po ashtu, në listën e kandidatëve. Natyrisht, ai do të duhet të vendosë për një angazhim shumë më të ulët financiar, krahasuar me atë që merrte së fundi te Bayern Munich, por ky aspekt nuk duhet të jetë një problem përpara mundësisë për të trajnuar ekipin kombëtar.

Për më tepër, për ta bindur më tej, FIGC dhe në veçanti Costacurta i kanë dhënë mundësinë e marrjes në staf të Davidit, birit të tij. Dhe nuk përjashtohet që si bashkëpunëtor të ketë edhe më besnikun e tij, Massimo Ambrosini.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018