Futboll

Takimi i ëndrrave Sarri, Sacchi dhe Guardiola

Maurizio Sarri, Pep Guardiola dhe Arrigo Sacchi padyshim që kanë qenë duke diskutuar lojën e bukur të futbollit teksa janë fotografuar duke bërë pushimet e verës në të njëjtin hotel.

Të tre teknikët kanë pozuar për kamerat e Hotel Perla Verde.

Guardiola e ka shfaqur edhe më parë admirimin e tij për Sarri-n dhe për atë çfarë ka arritur ai gjatë sezonit të kaluar. Të dy u ndeshën në Champions League dhe kishin rastin të takoheshin me njëri-tjetrin.

Gjithsesi ai është shkarkuar dhe vendin e tij te Napoli e ka zënë Carlo Ancelotti. Ndërkohë Sarri është në pritje të postit të trajnerit te Chelsea-t.

Nëse kjo gjë do të ndodhte, të dy trajnerët do të ishin konkurrentë për titullin kampion të Premier League.

Më shumë nga Futboll