Merkato

Talenti i Afrikës së Jugut pranë Borussia Dortmund

Borussia Dortmund mesa duket ka marrë një tjetër talent premtues ndërkombëtar. Sulmuesi nga Afrika e jugut Tashreeq Matthews thuhet se do të kalojë nga Ajax Cape Town te BVB.

Sipas kikoff.com, 17-vjeçari Matthews ka nënshkruar një kontratë trevjeçare. Raporti thotë se kontrata e firmosur ka një opsion që mund të rinovohet edhe për dy vite të tjerë.

“Po, ai do të transferohet dhe unë jam i lumtur për të,” ka cituar portali një nga përfaqësuesit e Matthews.

“Ai është shumë i talentuar dhe shpresoj që ai të lërë gjurmë në Gjermani.”

Por blerja e re do të konfirmohet nga klubi vetëm më 12 shtator, kur Matthews të bëhet 18 vjeç. Deri atëherë ai do të vazhdojë të luajë në vendlindjen e tij.

Më shumë nga Merkato