Merkato

Talenti i Ajax te Roma për 30 mln €

Sipas kanalit sportiv maroken Arryadia, Hakim Ziyech do të finalizojë transferimin te Roma për 30 mln euro ditën e hënë.

25-vjeçari ka kohë që ndiqet nga italianët si dhe nga Liverpool por marrëveshja me të u la në pauzë pasi duhet të finalizohej transferimi me vlerë 25 mln euro i Javier Pastore-s.

Ditën e diel raportohet se lojtari maroken, i cili sapo ka përfunduar eksperiencën në Botëror, do të shpallet si lojtari i ri i Roma-s ditën e hënë.

Ajax ka konfirmuar se trekuartisti me shumë mundësi do të largohej në verë dhe është ribashkuar me Justin Kluivert, i cili tashmë është një lojtar i Roma-s për 17.25 mln euro plus bonuse.

Më shumë nga Merkato