Seria A

Talenti i Juves: Bëra anti-dopingun me Ronaldo-n, u befasova që ma dinte emrin

Transferimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus do të jetë një gjë e mirë edhe për talentet e reaj të bardhezinjve. ata do të kenë vetëm për të mësuar nga një profesionist si CR7, i cili ka treguar në karrierën e tij se është një maniak i punës dhe përgatitjes fizike.

Pret me padurim të punojë me të edhe Rodrigo Bentancur, mesfushori i ri që vjen nga një paraqitje e mirë në Botëror me Uruguain, duke bindur Juventus-in të refuzojë kërkesat e shumta të bëra për të. Ka qenë vetë ai që ka zbuluar një prapaskenë interesante me Cristiano Ronaldo, kur të dy ishin në Botëror.

Në një intervistë të dhënë për “Tyc Sports”, Bentnancur, ka zbuluar atë që ka ndodhur pas ndeshjes Urugua-Portugali, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Botës, e fituar nga amerikanojugorët. “Kam shkuar me të të bëja kontrollin anti-doping. Kur ka ardhur të më përshëndesë, më ka thirrur në emër dhe u befasova që e dinte. Kishte zëra për një transferim të tijin, por nuk i bëra asnjë pyetje në lidhje me Juventus.
Kemi folur dhe më është dukur një njeri shumë i mirë”.

Pas pushimeve, Bentnancur do të ketë mundësin të stërvitet me CR7 dhe të kërkojë të kuptojë sekretet e tij. “Me ardhjen e tij më kanë ndryshuar vendin në dhomat e zhveshjes, por jam i gëzuar që Juventus e ka blerë. E kam patur si kundërshtar dhe është një lojtar i jashtëzakonshëm. E ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij”, ka thënë Bentnancur.

Më shumë nga Seria A