Connect with us

Seria A

Talenti i Milan, dështim total në Holandë

Duhej të ishte një prej talenteve më premtues në shtëpinë e Milan-it, por ecuria e Hachim Matsour ka qenë zhgënjyese deri tani. Vitin e kaluar, pasi është huazuar te Malaga, ka luajtur vetëm 5 minuta, ndërsa këtë vit, ne radhët e ekipit holandez të Zwolle-s, Mastour ka zhvilluar katër ndeshje në Eredivisie, duke luajtur vetëm 124 minuta.

Pak minuta të luajtura, një rendiment nën mesatare, aq sa është bërë pjesë e lojtarëve që kanë dështuar në kampionatin holandez. Në fakt, portali “Voetbalzone.nl” ka bërë një sondazh në lidhje me futbollistët që kanë zhgënjyer më shumë dhe në vendin e katërt, pas Gudelj, Westermam dhe Luuk de Jong, pozicionohet pikërisht Hachim Mastour.

 

Më shumë nga Seria A