
Pas pesë barazimeve radhazi, Inter më në fund është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur Bologna-n me rezultatin 2-1 në San Siro. Inter e nis ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 2’ me anë të Eder. Ishte Brozovic ai që futi një top të bukur brenda zonës dhe italo-braziliani tregoi nuhatje prej qendërsulmuesi duke shtyrë topin në rrjetë me zgjuarsi.
Karamoh instant impact, Eder ⚽️and Brozovic assist Inter 1-0 Bologna #Karamoh #Brozovic #Eder #FCIM #Inter #InterBologna pic.twitter.com/J6x9saIH96
— InterYaSkriniar (@InterYaSkriniar) February 11, 2018
Por Bologna nuk demotivohet dhe fillon të ushtrojë presion të madh ndaj vendasve duke mos i lejuar të kontrollojnë ndeshjen. Presingu që në sulm nuk lejon Inter të mbajë kontrollin e topit për shumë kohë dhe ga minuta në minuta Zikaltrit duken të nervozuar.
Karamoh 🔥 pic.twitter.com/r5MnPSGL8c
— InterYaSkriniar (@InterYaSkriniar) February 11, 2018
Kjo u vërtetua në minutën e 25’ kur Miranda, megjithëse ka një eksperiencë ndërkombëtare, bën një gabim amatoresk duke i falur topin ish-it Palacio i cili si një ujk i vjetër nuk fal nga brenda zonës.
Yann Karamoh world class goal 😎😎😎 #Karamoh#Inter pic.twitter.com/Ub0dLcFoRp
— InterYaSkriniar (@InterYaSkriniar) February 11, 2018
Në dhomat e zhveshjes duhet të ketë ndodhur ndonjë gjë pasi Miranda nuk del më në fushë me blerjen e re Lisandro Lopez që futet në vendin e tij. Inter duket një skuadër tjetër, me shumë dëshirë për të rivendosur rregull në San Siro dhe pas shumë rasteve të pastra erdhi goli i avantazhit në minutën e 63’ me të riun Karamoh i cili shënon një gol të bukur nga 18 metra distancë. Bologna-s i vështirësohet misioni kur del me të kuq një tjetër ish i Inter Mbaye. Ndeshja është kaotike deri në fund, por Inter arrin të ruajë avantazhin dhe merr tre pikë shumë të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e tretë.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
