Boks

“Tarragona 2018”, boksieri Krenar Zeneli medalje argjendi në peshën 56kg

Vjen medalja e dytë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” (turneu po zhvillohet në Spanjë) dhe këtë herë është sporti i boksit ai që dhuron një medalje për ngjyrat kuqezi. Boksieri Krenar Zeneli ka fituar medaljen e argjendit në peshën 56kg. Ai u mund 5-0 në finale nga italiani Raffaele Di Serio, duke mos arritur dot të korrë të artën edhe pse kjo sfidë ishte mjaft e bukur dhe me rivalitet.

Të pesë gjyqtarët dhanë verdiktin unanim 30-27 në favor të italianit një përballje që edhe mund të ishte fituar nga boksieri kuqezi, që bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë turne Mesdhetar. Kjo është medalja e dytë e Shqipërisë në këto Mesdhetare, ndërkohë që dy diktë më parë atletja Luiza Gega mori medaljen e artë në 3000 metra me pengesa. Shansi i fundit për një medalje për Shqipërinë është me atletin Izmir Smajlaj, që do të garojë në finalen e kërcimit së gjati.

Më shumë nga Boks