Mix Vendi

“Tarragona 2018”, kombëtarja humbet me Francën, qitësit nuk kanë “shënjestër”

Dita e tretë e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” nuk ka dhënë ende ndonjë sinjal pozitiv për ekipin olimpik shqiptar, që deri më tani nuk ka mundur të kapë zonën e medaljeve. Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur sot paradite 3-0 nga Franca (25-21, 25-18, 25-19), duke u renditur e fundit në Grupin C. Kjo është humbja e dytë e vajzave kuqezi në këtë turne, duke i thënë “lamtumirë” zonës medaljeve, të cilën shpresonin ta arrinin pas lojërave të mira në Ligën e Europës javën e kaluar.

Ka zhënjyer në këtë turne edhe sporti i qitjes, pasi të tri qitësësit kuqezinj që kanë garuar në fazën eliminatore të këtij turneu nuk kanë mundur të shkojnë në finalet e garave të tyre (sporti i qitjes ka mbyllur garat e tij). Në garën e 10 metrave qitje me ajër në pushkë, qitësja Kristina Anxhara është renditur në vendin e fundit (vendi i 24-t), duke grumbulluar 570.1 pikë, duke qenë shumë larg më të mirave.

Në garën e 10 metrave qitje me ajër në pistoletë, garuan qitësit Arben Kuçana dhe Henri Rrufa, por të dy nuk e kapën dot finalen. Kuçana u rendit në vendin e 11-të me 568 pikë, ndërsa Rrufa në vendin e 19-të me 540 pikë (garuan 21 vetë), duke mbyllur kështu aventurën e tyre në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Delegacioni i qitjes ne Mesdhetare

Më shumë nga Mix Vendi