Connect with us

Basketboll

Tartari: Sporti “rilindtte” më vete, por s’u bë që s’u bë!

Kreshnik Tartari është një nga figurat më të shquara të sportit shqiptar. Dinamo e tij e famshme në volejboll për femra, veç të tjerash, është “qershia mbi tortë” e karrierës së tij profesionale.

Kreshnik Tartari është një nga figurat më të shquara të sportit shqiptar. Dinamo e tij e famshme në volejboll për femra, veç të tjerash, është “qershia mbi tortë” e karrierës së tij profesionale. I ngacmuar nga një foto e kohës kur ishte zv.ministër për sportet, Tartari ka bërë një status në faqen e tij në Facebook, ku rishpalos edhe filozofinë e vet si drejtues:

 

“1997-2001… 4 vitet e ”çuditshme” të jetës sime profesionale në zyrën e zv.ministrit të MKRS-së. ”Ndërrova” 4 ministra dhe 3 kryeministra. Më respektuan shumë, aq sa shpesh gjendesha keq. Të gjithë ishin dakord me superkëmbënguljen time, që sporti nuk mund të ”rilindtte” nëse nuk çlirohej nga ”vargonjtë” e Kulturës dhe të rikthehej ”ME VETE”, siç ka qenë në vitet më të lavdishme të tij. S’u bë që s’u bë! Edhe sot e kësaj dite. Pse, mund të pyesë ndonjë nga JU, miqtë e mi? Sepse…, nejse, e lëmë për ndonjë herë tjetër, më me nge.”

Më shumë nga Basketboll