• Taulant Seferi merr ftesë nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë

    Publikuar: 10 Mar 10:52

    Futbollisti i talentuar shqiptar i skuadrës zvicerane Young Boys, Taulant Seferi, ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë për miqësoren kundër Moldavisë, e cila do të luhet më 23 mars. Lajmin e konfirmon një familjar i afërt i tij. “Taulantit i ka ardhur ftesa nga Kombëtarja U-21. Ftesa është për t’u paraqitur më 20 mars, kurse ndeshja me Moldavinë do të luhet më 23 mars në Shqipëri”, – ka treguar familjari i Taulantit. Trajneri Alban Bushi ka besim të madh te mesfushori nga Kumanova, i cili së shpejti pritet të shpërthejë te kuqezinjtë e rinj. Kujtojmë se 20-vjeçari para pak kohësh vendosi të braktisë Maqedoninë për t’u veshur kuqezi.
    Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI


    Lexo postimet e tjera