Connect with us

Futboll

Taulant Xhaka drejt Londrës, e kërkon West Ham

Mesfushori i Basel-it, Taulant Xhaka është kthyer në qendër të vëmendjes në merkaton e janarit. Pas interesimit nga Bundesliga dhe La Liga, tani mesfushorin kuqezi e kërkojnë edhe në Premier League. Sipas prestigjiozes “The Mirror”, 25-vjeçari është objektivi kryesor i trajneri të West Ham, Slaven Biliç për merkaton e janarit. Fakti që Xhaka mund të luajë si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje, rrit vlerën e këtij futbollisti për trajnerin kroat të skuadrës londineze dhe marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt.

xhaka

Vlera e kartonit të mesfushorit të kombëtares shqiptare nuk është problem për drejtuesit londinez, pasi 25-vjeçari vlerësohet rreth 6 milionë euro. Mesfushori shqiptar është një ndër lojtarët kryesor të Basel-it në Superligën zvicerane, prej disa sezonesh ai është titullar i padiskutueshëm dhe drejtuesit nuk do të pranonin ta largonin në merkaton e janarit. Megjithatë në rast të një oferte të kënaqshme nga West Ham, Taluanti mund të pranoj të transferohet në Londër, aty ku do të gjej vëllain e tij Granitin që është pjesë e Arsenal-it, rivalëve të qytetit. Aktualisht djali i madh i familjes Xhaka ndodhet në Londër, ku po kalon pushimet në shtëpin e vëllati të vogël.

Më shumë nga Futboll