Connect with us

Futboll

“Te Barça dëgjova që ishte një fëmijë që luante si unë!”

Ronaldinho ka zbuluar një letër prekëse, të shkruar prej tij në një ditë kur ishte tetë vjeç, ditën kur humbi babanë e tij. Më pas braziliani tregoi për një tjetër ditë të veçantë, atëherë ku dëgjoi për herë të parë për Lionel Messi. Letra e Ronaldinho, aktualisht 36-vjeç, u publikua nga “The Players Tribune” dhe reflekton ngritjen e tij te të rinjtë e Gremio dhe herën e parë në Europës me Paris Saint-Germain, Barcelona dhe AC Milan, ashtu si përvojën me kombëtaren e Brazilit. Por kujtimi i tij nis në ditën që babai i tij u nda nga jeta. Kur “Dinho” u kthye në shtëpi nga shkolla, i thanë se i ati kishte pësuar një aksident…

Ronaldinho has written a letter to his eight-year-old self about his career and life in football

“Nuk mund t’i japësh një arsye. Çfarë kuptimi ka? Kur do të kthehet ai? Si ka mundësi që babai iku? – shkroi Ronaldinho. – Babai ishte ai që më thoshte të isha krijues në fushën e lojës, ai që besoi më shumë se kushdo tjetër te aftësitë e mia. Kur Roberto ishte profesionist me Gremio, në vitin e parë, babai i thoshte të gjithëve me krenari: “Roberto është i mirë, por shikoni vëllanë e vogël që po rritet.” Ronaldinho luajti me ekipin e parë të Gremia dhe kombëtaren e Brazilit, para se Paris Saint-Germain ta merrte në vitin 2001.

The Brazilian has reflected on his career that took him from Gremio to Barcelona

Dy vjet më pas “Dinho” shkoi te Barcelona dhe gjatë pesë viteve në “Camp Nou” u konfirmua si futbollisti më i mirë në qarkullim. “Te Barcelona dëgjova për këtë fëmijë që luante me U-19, – vazhdoi Ronaldinho. – Ai mbante numrin 10, si unë. Ishte i vogël në trup, si unë te të rinjtë. Ai luante me topin si unë dhe shokët e skuadrës, që e panë duke luajtur te të rinjtë e kuptuan menjëherë se ai do të bëhej lojtar i madh. Ai djalosh ishte ndryshe nga të tjerët. Emri i tij ishte Lionel Messi.”

After Barcelona, Ronaldinho spent three seasons with AC Milan from 2008 until 2011

“I kam dhënë vetëm një këshillë, por ia kam thënë disa herë, – tha “Dinho”. – Ai më shihte si idhull dhe uroj që fjalët e mia t’i kenë mbetur në mendje. I thashë të luante me lumturi, të luante i lirë. Vetëm të luante me topin ashtu si di.” Ronaldinho, kur u largua nga Barcelona, shkoi te Milan për te sezone, para se të kthehej në Brazil në vitin 2011. Ai luajti me Flamengo, Atletico Mineiro, më pas shkoi në Meksikë te Queretaro dhe e mbylli karrierën te Fluminense në vitin 2015.

Më shumë nga Futboll