Futboll

“Te Barcelona nuk më duan si trajner”

Trajneri i Seviljes, Jorge Sampaoli, është përfolur ditët e fundit si trajneri i ardhshëm i Barcelonës, pas deklaratës së trajnerit aktual Luis Enrique se do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni. Por Sampaoli ka konfirmuar sot se vështirë se ai mund të ulet në stolin e ekipit “blaugrana”, pasi nuk shihet me sy të mirë nga drejtuesit e ekipit spanjoll.

Unë kam një kontratë me Seviljen, do ta respektoj atë dhe nuk kam nevojë për ekip të ri. Por ju konfirmoj se askush nga Barcelona më ka kontaktuar për të zënë vendin e Enrique. Ata nuk kanë shfaqur asnjë interesim karshi meje, ndaj gjërat siç kanë qenë. Duket qartë që nuk më duan”, u shpreh Sampaoli, që pas eliminimit të Seviljes nga Champions League nuk e ka të sigurt vendin.

Më shumë nga Futboll