Kombëtarja

“Të dëmtuar në grumbullim? Këtë e vendos mjeku i kombëtares”

Trajneri i kombëtares ka folur edhe për grumbullimin e lojtarëve të dëmtuar në Antalia, të cilët ikën më pas në klubet e tyre, sepse ishin të pamundur për miqësoren ndaj Turqisë: “Pati lojtarë të dëmtuar, të thirrur në grumbullimin e Antalias? Ka disa rregulla, çdo lojtar, nëse është i dëmtuar, duhet të paraqitet me një letër nga klubi i vet në kombëtare. Më pas është doktori i kombëtares, ai që e viziton dhe pastaj kthehet në shtëpi. Basha erdhi dhe nuk kishte asnjë rekomandim. E pamë që ishte i dëmtuar, u siguruam se nuk luante të dielën në Seria B dhe e lamë të shkonte në shpi.

Te Bari nuk dinte askush asgjë. Latifi erdhi me një letër, që thoshte se duhet të qëndronte tre javë pushim, ndërsa ai thoshte se jam mirë. Kemi të bëjmë me ekipin kombëtar, ndaj duhet rekomandim mjeku dhe jo me një letër. Strakosha ndihej mirë, pas katër ditësh ndjeu dhimbje, e vizituam dhe u kthye te Lazio. Ai luajti më pas, është problem i klubit të tij, jo i yni. Nuk mund të bësh si të duash në kombëtare. Kush është i dëmtuar, të vijë në grumbullim, do të vizitohet dhe më pas mund të shkojë te klubi, nëse është vërtet i pamundur”.

Më poshtë ndiqni të plotë, audio dhe video, konferencën e Panuccit:


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kombëtarja