AUTO

Të famshëm dhe të paaftë, 5 yje që kanë shkatërruar supermakinat e tyre

Personazhet e famshëm duan të shijojnë jetën në ekstrem, dhe një nga këto ekstreme janë makinat. Tregu i automjeteve është i pasur me modele luksoze, të rezervuar vetëm për pak klientë të pasur, sepse për markat e famshme të makinave është shumë e rëndësishme t’ia shesin produktin e tyre personazheve vip, për të rritur akoma më shumë prestigjin e markës. Shumë nga këto “xhevahire” përfundojnë në garazhe-bunker, ku mbulohen nga pluhuri. Disa “Vip” preferojnë t’i përdorin makinat e tyre luksoze me synimin për të tërhequr vëmendjen dhe për të dalë në faqet e para të revistave më të njohura. Falë pasurisë së tyre këta personazhe mund t’i blejnë këto super makina, por aftësia për t’i drejtuar ato fitohet me eksperiencë dhe shumë shpesh këto “perla” përfshihen në aksidente të shëmtuara.

 

Në vitin 2009 23-vjeçari Cristiano Ronaldo ishte në hapat e parë të karrierës së tij. Titullar te Manchester United, portugezin sapo kishte blerë një Ferrari 599 GTB Fiorano, një bishë me një motor V12 me 62 kuaj fuqi. CR7 ka dashur të vërë në provë super makinën e tij të re në rrugët e Mançesterit, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Edëin va nder Sar, i cili ka qenë në drejtim të një Bentley, por gëzimi ka zgjatur shumë pak: kampioni luzitan ka humbur kontrollin e “Kokëkuqes” së tij dhe është përplasur kundër barrierës në një tunel. Ka qenë një aksident pa pasoja për Ronaldo-n, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën.

 

McLaren F1 e Rowan Atkinson

rowan-atkinson-mclaren

Rowan Atkinson njihet për pasionin e tij të madh për makinat dhe falë famës së tij të madhe ka pasur mundësi të vihet në zotërim të disa mjeteve të nivelit të lartë. Aktori britanik, i njohur për personazhin e tij Mr. Bean, zotëron një McLaren F1 spektakolare. Super makina britanike ka qenë prej vitesh më e shpejta në botë dhe motori i saj V12, i realizuar nga BMW, ka pak më shumë se 600 kuaj fuqi. Aktori nuk e ka konsideruar kurrë veten një koleksionist dhe mendonte se ishte një krim ta mbante në garazh F1 e tij. Makina është përfshrië në një aksident në 2011 dhe kostoja ka qenë shumë e hidhur: teknikët e McLaren kanë punuar 28 ditë vetëm për të përcaktuar dëmet dhe rregullimet kanë zgjatur një vit, me një kosto prej 910.000 sterlinash, të barabarta me 1 milion euro.

 

Hamilton me Pagani Zonda 760 LH

hamilton-zonda

Koleksioni i pabesueshëm i 4 herë kampionit të botës të Formula 1 është i përbërë nga një numër i madh makinash spektakolare. Një nga makinat më të çmueshme të Lewis Hamilton është Pagani Zonda. Kampioni britanik ka urdhëruar realizimin e një versioni unik që quhet 760 LH. Karroceria në karbon vjollcë fsheh një motor Mercedes-AMG V12 prej 760 kuajsh fuqi, i ndërtuar vetëm për Hamilton me kambio manuale. Piloti ka sqaruar se, në profesionin e tij drejton një makinë me një kambio semi-automatike, në jetën e përditshme preferon një me kambio manuale. Makina, më pas, është përfshirë në një aksident në Monako, ku piloti anglez është përplasur me disa makina të parkuara.

 

Ferrari 458 e Louis Saha

ferrari-saha

Ish-futbollisti francez ka pak që ka mbyllur karrierën e tij, gjatë së cilës ka qenë në zotërim të disa makinave shumë luksoze. Një nga këto ka qenë Ferrari 458 Italia e zezë, me një motor V8 me 600 kuaj fuqi. Por jo të gjithë mund të jenë në gjendje të “zbusin” një Ferrari dhe Saha e ka zbuluar këtë në 2011-ën. Kur luante me Everton ka humbur kontrollin, duke shkatërruar të gjithë makinën.

 

Lamborghini e shkatërruar nga Jay Kay

lamborghini-jay-kay

Këngëtari i grupit Jamiroquai është një koleksionist i njohur, pjesë e listës së klientëve që kontaktohen kur një konstruktor luksi realizon një edicion të limituar. Jay Kay zotëron një Ferrari jeshile, por koleksioni i tij ka qenë i veçantë që në fillimin e viteve 1990. Në 1997-ën dilte në treg kënga “Cosmig Girl”, në videon e së cilës shfaqen vetura të ndryshme të koleksionit të këngëtarit, mes së cilave ka qenë edhe një Ferrari F40 dhe një Lambroghini Diablo SE30. Kjo e fundit ka mbetur e shkatërruar, pa pasoja për këngëtarin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga AUTO