Formula 1

Te Ferrari bëjnë autokritikë: Gabimet tona ia lehtësuan punën Mercedes

Ashtu sikurse një vit më parë edhe këtë vit, pjesa e dytë e sezonit 2019 të Formula 1 për Ferrarin është një katastrofë, duke shkatërruar me duart e saj të gjithë punën e mirë që pat bërë në pjesën e parë të kampionatit. Vettel ishte në krye të renditjes deri në korrik, por tani e sheh veten 67 pikë pas Hamilton në renditjen e përgjithshme dhe me 4 gara nga fundi ky avantazh është një “KO” për pilotin gjerman të “kokëkuqes”.

Matematika na mban në lojë, kemi ende një mundësi për të fituar titullin, por është disi absurde të mendosh këtë gjë. Fakt është që në dy garat e fundit kemi bërë gabime trashanike, duke ia lehtësuar punën Mercedes, që ka arritur dy fitore të lehta. Mercedes ka meritën e saj, por edhe ne i “ndihmuam” me gabimet tona. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që mrekullia mund të ndodhë në garat e mbetura”, thotë Vettel.

Më shumë nga Formula 1