• “Të fitojmë titullin pastaj të mendojmë për festën”

    Publikuar: 19 May 8:13

    Kundër Skënderbeut në “Zeqir Ymeri”, Kukësi do të luajë ndeshjen më delikate të sezonit dhe për të dal me rezultat pozitiv të gjithë duhet të japin maksimumin. Lojtari i 12 ka një rëndësi të madhe dhe shefi i klubit të Kukësit u bënë thirrje tifozëve për të qenë sa më të shumë në stadium por edhe të mos shkaktojnë incidente: “Presim një stadium të tejmbushur, por u bëj thirrje tifozëve që të tregohen sa më entuziastë dhe të mos krijohet asnjë problem e incident”, deklaroi ai për “Super Sport”.

    Rezultate imazhesh për jonuz hallaçi

    Për pjesën më të madhe të sezonit drejtuesit kanë hapur dyert e stadiumit për mbështetësit por këtë herë kanë befasur me çmimin e biletave. Madje edhe tifozët korçar janë anukuar për çmimin e biletave: “E kemi shpjeguar që biletat për tifozët tanë do të paguhen nga kontributi i biznesmenëve të Kukësit, ndaj nuk do të lemë askënd jashtë. Për sa u përket tifozëve të Skënderbeut, nuk kemi marrë ndonjë kërkesë për ulje çmimi nga Skënderbeu. Jemi në kontakt, por ende nuk kemi as shifrën e saktë sa tifozë do të vijnë nga Korça. Nëse çmimi është i lartë, ashtu si në Kukës, edhe biznesmenët e shumtë të Korçës mund të ndihmojnë tifozët”.

    Rezultate imazhesh për jonuz hallaçi

    I pyetur nëse klubi ka filluar të mendojnë për festën e titullit nëse shpallen kampiona, Hallaçi tha: “Dasma nuk fillon pa ardhur nusja, ndaj mos të planifikojmë gjëra të parakohshme. Ta fitojmë njëherë titullin, pastaj festa do të jetë e jashtëzakonshme”.


    Lexo postimet e tjera