Seria A

“Të gjithë flasin për 91 pikët e Sarrit, unë mbaj mend dështimin 15 milionë euro

Presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, është kthyer të thumbojë ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri. I ulur në krah të Carlo Ancelotti-t, gjatë konferencës për shty të mbajtur në Dimaro, aty ku është grumbulluar ekipi, ai ka thënë:

“Ancelotti është një njeri prestigjioz. Imazhi? Ju vë në dukje se ai ka 10 milionë ndjekës kundër 10 mijë të Sarri-t…”.

“Carlo është blerja më e mirë e merkatos sonë. Flitet shumë për 91 pikët e grumbulluara nga Napoli i Sarri-t, por unë mbaj mend edhe eliminimin në Europë që na ka kushtuar 10-15 milionë euro”.

Më shumë nga Seria A