RUSI 2018

Të gjithë kundër Sampaoli-t, vjen vendimi i federatës

Nuk është një Botëror normal për Argjentinën. “Albiceleste”, në fakt, është në kaos total. Lajmi që po qarkullon mbrëmjen e sotme është i bujshëm: lojtarët kanë kërkuar zyrtarisht largimin e Sampaoli-t nga kombëtarja para ndeshjes me Nigerinë.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, ka pranuar fillimisht kërkesën e lojtarëve, por ka ndryshuar mendim më mbrapa pas një takimi me vetë trajnerin, duke e konfirmuar këtë të fundit. Një situatë e më shumë unike se e rrallë, që nuk ishte verifikuar kurrë më parë.

Grupi nuk ka më besim tek trajneri dhe lojtarët, pasi kanë kuptuar se trajneri nuk mund të shkarkohet (do të përfitonte një dëmshpërblim prej 16 mln eurosh), i kanë kërkuar federatës që ta marrin ata kontrollin e ekipit nga ky moment e në vazhdim.

Kaosi është total dhe të martën është ndeshja me Nigerinë. Kush do ta drejtojë ekipin?

Më shumë nga RUSI 2018