Tenis

“Të gjithë ndryshojnë stilin e lojës kur luajnë ndaj meje për të më mundur”

Për çdo tenist, sfida ndaj ikonës së këtij sporti, Roger Federer, është një përballje e veçantë, që në karrierën e tij ka patur mjaft rivalë të fortë. Tenisti zviceran, në një intervistë në prag të debutimit të tij në turneun e Shangait, thotë: “Kam përshtypjen se të gjithë tenistët kanë ndryshuar stilin e tyre të lojës kur përballen me mua. Ose ndryshojnë mënyrën e përgatitjes së këtij dueli dhe gjithçka për një arsye të vetme, për të fituar. Kjo për mua është një problem, pasi gjendem përballë një tenisti që luan ndryshe nga e zakonshme dhe më duhet të improvizoj”, thotë Federer.

Por zvicerani di se si të veprojë në të tilla raste, pasi përvoja e akumuluar dhe talenti i tij detyrojnë rivalët të dorëzohen. “Në shumicën e rasteve, kur ndeshjet bëhen të vështira, rivalët kthehen në origjinë, pasi për ta bëhet e vështirë të ndryshojnë çdo gjë dhe pastaj për mua bëhet më e lehtë. Unë mendoj se kjo gjë është e gabuar, pasi nuk duhet punuar vetëm për një ndeshje, për pak famë, por për të qenë më i mirë gjithnjë”, u shpreh Roger Federer, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij.

Më shumë nga Tenis