Futboll

Të gjithë presin të ardhmen e tij, zbulohet ku po “fshihet” portugezi

Ndërkohë që e gjithë bota pret të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo ende asnjë deklaratë nuk ka ardhur nga vetë lojtari. Madje deri më tani nuk dihej as ku kishte përfunduar pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori “Rusi 2018”, por sot mediat italiane kanë zbuluar vendndodhjen e tij. Sipas të përditshmes “Contra”, portugezi ndodhet me pushime në Greqi së bashku me familjen e tij, ku dhe është fotografuar.

Duket se Ronaldo ka dashur ta mbajë të fshehtë vendndodhjen e tij dhe se të vetmit që komunikojnë me të janë familjarët dhe menaxheri i tij Mendez, që po kryen procedurat e transferimit të tij nga Real Madrid te Juventusi. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe pritet të mbyllen këtë javë, por CR7 nuk po shqetësohet aspak dhe është duke shijuar disa ditë relaksi me familjen e tij. Gjithsesi, në rast se marrëveshja arrihet, Ronaldo do të mbërrijë urgjentisht në Torino për të hedhur firmën në kontratë dhe për të kryer vizitat mjekësore.

Më shumë nga Futboll