Futboll

Të hënën mbyllet gjithçka, Manaj drejt huazimit te Granada

Të hënën mbyllet gjithçka, Manaj drejt huazimit te Granada

Sulmuesi Rey Manaj, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do të luajë në Spanjë. Ai është ende nën kontratë me klubin e Interit, që do të thotë se në Milano vazhdojnë të kenë besim se 20-vjeçari nga Lushnja mund të bëhet i madh.

Vjet Manaj provoi shansin te Pescara në Serinë A, por as atje nuk tregoi se është gati për t’u bërë titullar, ndërsa prej janarit luajti te Pisa bashkë me Edgar Çanin (tashmë te Partizani në Superiore) dhe Samir Ujkanin. Për fatin e tyre të keq, skuadra u kthye në Lega Pro, kështu që tani është koha për një aventurë të re.

🔵⚫️peccato ..

A post shared by Rey Manaj 🇦🇱 (@reymanaj97) on

“Corriere Dello Sport” raporton se Interi planifikon që Manaj të huazohet te Granada në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pritet që detajet e fundit të marrëveshjes të mbyllen të hënën. Paç fat, Rey!

Më shumë nga Futboll