Connect with us

Futboll

“Te Inter i kërkova falje Ronaldos dhe Recobas. Me Rivaldon nuk fola kurrë!”

Nuk është një histori si gjithë të tjerat ajo e Nelson Vivas, ish-mbrojtës që ka veshur fanellën e Inter për dy sezone 2001-2003. Është njëri prej futbollistëve të paktë që ka luajtur për Boca Juniors dhe njëherës me River Plate, dy ekipet e mëdha të Argjentinës. Vivas, ai që nuk donte aspak ta bënte, është futbollisti që në një intervistë të gjatë për “Four Four Two” ka zbuluar disa sekrete, ndër to edhe episode gjatë aventurës së tij si zikaltër.

Rezultate imazhesh për inter nelson vivas

Pas eksperiencës aspak shkëlqyese me “Topçinjtë”, Vivas, kaloi në huazim te Celta Vigo, përpara se të bashkohej me Inter. Aty ku gjen në dhomat e zhveshjes plot amerikano-jugorë. “Në radhë të parë u përballa me Ronaldon dhe i kërkova falje për atë shkelm që i kisha dhënë kur luaja kundër Brazilit. Më pas vjen Alvaro Recoba, ndaj të cilit gjithashtu duhet të kërkoja falje për shkak të një incidenti në ndeshjen kundër Uruguay”.

Rezultate imazhesh për inter nelson vivas

Në Milano Vivas përballet edhe me Rivaldo, me të cilin kishte patur ngacmime e tallje gjatë një ndeshje mes Argjentinës dhe Brazilit. “Jo shumë kohë pasi kisha firmosur me Interin dhe isha transferuar në Milano rastisa në një ashensor në ngjitje për në apartamentin tim dhe bashkë me mua në ashensor isht edhe Rivaldo, i cili në atë periudhë luante me Milan. Ishim të dy vetëm në atë ashensor. Nuk shkëmbyem as edhe një fjalë. Jetuam të dy në të njëjtin pallat! Një ditë zbulova se djali im luante me një shok të ri, ai djalosh ishte fëmija i Rivaldos. A mund ta besoni!“, deklaroi Vivas.

Më shumë nga Futboll